Shpëtohet turisti çek

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:00

Sot, sapo kanë rinisur kërkimet për një turist çek të zhdukur në malin e Jezercës, helikopterët e ushtrisë mundën të identifikojnë vendndodhjen dhe ta shpëtojnë atë. 

Turisti çek, pjesë e një grupi që ishte ngjitur në Jezercë, kishte rrëshkitur dhe kishte humbur kontaktet. Ushtria aktivizoi një helikopter AB 205 të regjimentit të Farkës dhe kërkimi rezultoi me sukses. 

Po sot, forcat ushtarake njoftojnë se në orën 3 të mëngjesit shpëtuan dy persona në det të cilët ishin larguar nga plazhi i Shëngjinit me një motor uji duke humbur kontaktet me tokën. 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.