BE DHE SHBA: MIRATOJENI SHPEJT LIGJIN E AMNISTISË

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:10

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE'së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar përmes një deklarate miratim të shpejtë të projektligjit të amnistisë.

Në deklaratë lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një variant të përmirësuar të projektligjit.

“Përfaqësuesi Special i BE-së/Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian që janë prezente në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnesti nga ana e Kosovës si një element i nevojshëm i normalizimit të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ligj, ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amneston vetëm ato krime ekonomike që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë", theksohet në njoftim.

Në deklaratën e këtyre mekanizmave thuhet se mirëpriten debatet që janë bërë rreth ligjit të amnistisë.

"Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për Amnesti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për Amnesti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, thekoshet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e BE'së.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.