Prezantohen gjeneralët e rinj, Buçpapaj, Dogjani dhe Beltoja

Të martën paradite janë prezantuar në një ceremoni të veçantë komandantët e rinj të Forcës Ajrore, Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.
Tre drejtuesit e rinj janë prezantuar nga Shefi i Shtabit i Forcave të armatosura, Xhemal Gjunkshi.
Kështu, Frederik Beltoja ka marrë gradën gjeneral brigade pak ditë më parë dhe është vendosur si drejtues i komandës së Forcës Ajrore.
Gjeneral brigade, Muhamet Buçpapaj, ka marrë detyrën e Brigadës së Mbështetjes Rajonale.
Kurse gjeneral brigade Ylber Dogjani ka marrë detyrën e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, pasi drejtuesi i mëparshëm u shkarkua dhe Dogjani u emërua me urgjencë.
Disa javë më parë, tre gjeneralë u shkarkuan nga detyra pa asnjë paralajmërim dhe pa u dhënë një motiv./ep
TEMA
Add new comment