PR ankohet në KQZ: PD na vodhi votat në Shkodër

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:26

KQZ pranon kërkesën e PR për rinumërim ose pavlefshmëri të zgjedhjeve në KZAZ-të e Shkodrës. “U fikën disa herë dritat kur numëroheshin 14 kutitë e fundit”. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi dje të shqyrtojë kërkesën e Partisë Republikane, e cila ankohet ndaj aleates në koalicion, Partisë Demokratike, të cilën e akuzon për manipulim të rezultatit në qarkun Shkodër. 
Ankesa e PR do të shqyrtohet ditën e hënë, në orën 19:30 nga KQZ. 

Ndërkohë që në ankimin e saj, Partia Republikane e Fatmir Mediut pretendon se në qarkun Shkodër i janë vjedhur votat nga Partia Demokratike, çka u ka shkaktuar republikanëve humbjen e mandatit të kandidatit Gaspër Kokaj, mandat që ka kaluar në favor të demokratit Gjovalin Bzhetaj. Republikanët kërkojnë rinumërim dhe rivlerësim të votave në shtatë KZAZ-të e Shkodrës, për të cilat kërkojnë të vlerësohet çdo votë, pasi sipas tyre mandati i pestë i PD-së në këtë qark lëviz në favor të PR-së për pak vota. “Kërkohet rinumërim i kutive ose pavlefshmëri e rezultateve për QV nr. 001, nr.0065, QV, nr.0029 dhe QV Nr. 0053 ZAZ nr.1. 

Për shkak të korrigjimit të dukshëm përkatësisht me 95, 100, 100, 100 dhe 80 vota më shumë në tabelën përkatëse të grupit të numërimit për subjektin zgjedhor PD, me këto korrigjime të bëra në tabelat e rezultateve në këto 5 QV janë shtuar në total 475 vota. Pasoja e shtesave të 475 votave më tepër për subjektin me nr.44 PD, është direkte mbi të dhënat e subjektit tonë zgjedhor PR në Shkodër. Kjo është e argumentueshme me faktin se kandidati i Shkodrës për Partinë Republikane Shkodër ka humbur mandatin për një numër të vogël votash në raport me ato të subjektit zgjedhor PD”, thuhet në kërkesën ankimore. 

MANDATI 
Republikanët akuzojnë aleatët e tyre se kanë “sabotuar” procesin e numërimit të 14 kutive të fundit, duke fikur dritat disa herë në ambientet ku po numëroheshin votat. Në kërkesën ankimore thuhet se pas ndërprerjes së dritave 14 kutitë ishin të hapura dhe rezultati i tyre u deklarua në fund për të gjitha bashkë. “Në ZAZ nr.2 fikja e qëllimshme e dritave është bërë vetëm në sallën e numërimit dhe jo në ambientet e tjera të KZAZ-së, që ishte krejt e dukshme për komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit. 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.