Meta me Cannon: Bashkëpunim Shqipëri- Britani

Postuar në 11 Korrik, 2013 20:26

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Cannon. Ky i fundit përgëzoi Metën për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Meta falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e veçantë që Britania e Madhe i jep Shqipërisë, dhe u shpreh se mbështetja në rritje ndaj LSI-së tregoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për të nxitur një ndryshim që vjen përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes. Kreu i LSI-së,  tha se për partinë që ai drejton është e rëndësishme që të sigurohet suksesi i menjëhershëm i prioriteteve të Qeverisë së re, duke treguar transparencë maksimale për të rritur besimin e shqiptarëve në mirë-funksionimin e shtetit.

Meta dhe Ambasadori Cannon ndanë bindjen se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.