PS : Kreu i Shkollës së Magjistraturës,përpjekje për të marrë peng hallkat e drejtësisë

Partia Socialiste deklaroi sot se se në krye të sistemit të drejtësisë po tentohet të vihet një kastë individësh, me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj në një konferencë për shtyp akuzoi se kreu i ri i Shkollës së Magjistraturës tregon tjetër hap në tentativën për të marrë peng të gjithë hallkat e drejtësisë shqiptare. “Fakt është se Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur, i paanshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit. Vënia në krye të kësaj shkolle e një individi me lidhje të ngushta politike me qeverinë dhe kryeministrin që u ndëshkua në mënyrë plebishitare me votë në 23 qershor, në kushte të konfliktit të hapur të interesit, si dhe ngritja e mëtejshme në detyrë nga KLD-ja, e një sërë gjyqtarëve të përfshirë në procese gjyqësore që kanë shkaktuar dëshpërim kombëtar dhe ndërkombëtar, në raport me Shqipërinë, flet qartë për faktin se në krye të sistemit të drejtësisë po tentohet të vihet një kastë individësh, me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë”, tha Felaj.
MAPO
Add new comment