Nartë, protestë kundër vjedhjeve

Pasditen e së mërkures banoret e fshatit narte ne Vlore kane protestuar kunder vjedhjeve, grabitjeve me dhunë deri edhe perdhunimeve të grave që jetojnë vetëm.
Te irrituar ata jane mbledhur ne qender te fshatit greqishtfoles dhe kane kerkuar nderhyrjen e shtetit. Ata thone se ka patur disa raste perdhunimesh te grave te moshuara, familjaret e te cilave jane ne emigracion.
"Si pleqësi, në komunitet kemi vendosur që të gjejmë autorët e këtyre akteve. Ne duam të zgjidhje të këtij problemi sepse jemi shumë të shqetësuar", thotë Nasho Zioca, kryeplak i fshatit Nartë.
Gratë e fshatit Nartë flisin për ngjarje të cilat i kanë perjetuar, si vetë ato dhe të afërmit e tyre.
"Në fshatin tonë ditë për të ditë ndodhin këto gjëra.Mua më erdhën në shtëpi dhe më vranë burrë e grua. Të shkojnë dhe të përdhunojnë nënat tona ky eshte fundi, fshati ynë nuk e duron dot më këtë", thotë një nga banoret e zonës.
Banoret thone se ne rast te mospermiresimit te situtes qe vijon prej 11 vjetesh do protestojne duke bllokuar edhe rrugen. Nga policia e Vlores konfirmohen raste vjedhjesh por jo perdhunime, te cilat sipas banoreve nuk jane denoncuar.
Top Channel
Add new comment