Vrasjet në Lezhë e Tiranë, Totozani: Institucionet t’i japin fund gjakmarrjes e dhunës në familje

Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me vrasjet e dy ditëve të fundit, ajo për gjakmarrje në Lezhë dhe vrasja e gruas nga ish bashkëshorti sot në Tiranë.
Institucioni i Avokatit te Popullit i ben thirrje institucioneve shteterore te ngrihen ne lartesine e detyres dhe shpresave qe qytetaret kane në ta,per ti dhene fund pergjithmone ketyre fenomeneve qe trondisin opinionin publik dhe demtojne jeten e qytetareve.
“Avokati i Popullit me dhimbje dhe indinjate ka mesuar ngjarjet e dy diteve te fundit,ku humben jeten dy qytetare. Njeri per shkak te gjakmarrjes dhe nje grua e vrare nga ish burri. Edhe pse keto fenomene jane denoncuar prej kohesh nga Avokati i Popullit,ato vazhdojne te marrin jete njerezish” deklaron Totozani.
Dita
Add new comment