Vjehrri i Majlinda Bregut po ndërton në Kalanë e Prezës

Postuar në 13 Korrik, 2013 14:53

Në Kalanë e Prezës, menjëherë pas zgjedhjeve ka nisur me shpejtësi ndërtimi i një objekti shumë afër murit rrethues të kalasë.

Siç raporton A1Report, objekti është në pronësi të vjehrrit të Majlinda Bregut, ministrja e Integrimit e qeverisë në largim.

Ndërtimin e kanë denoncuar banorët e Prezës, që kanë ngurruar fillimisht për shkak se kanë parë Majlinda Bregun duke u marrë me këtë çështje.

Zëdhënësja e ministres Bregu ka thënë se objekti po ndërtohet me lejen e ish- ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, në një tokë që është pronë e vjetër e familjes së vjehrrit të Majlinda Bregut.

Arkitekti Artan Shkreli tha se kjo është një shkelje e rëndë. Madje ai tha se është shkelje e dyfishtë, pasi ndërtimi po bëhet me leje.

Sipas tij, ndërtime të tilla nuk duhet të jenë kurrë 4-5 metra larg kalasë, por të paktën 30 metra larg./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.