Grabitje në rrugë, dy të plagosur rëndë

Postuar në 14 Korrik, 2013 04:13

Pesë persona mbetën të plagosur, midis të cilëve dy rëndë, ndërsa grabitës të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit në të cilin udhëtonin mëngjesin e së dielës.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi Astrit Kopani u sulmua prej “maskave” në zonën e njohur si Dusha Kuq, rreth 15 kilometra në të hyrë të qytetit të Pukës.

Besohet se Kopani nuk iu përgjigj thirrjeve të grabitësve për të ndaluar makinën dhe për këtë arsye, automjeti u qëllua me breshëri automatiku.

Si rrjedhojë, një vajzë 5-vjeçare u plagos rëndë nga një plumb i marrë dhe është transportuar me urgjencë me helikopter në Spitalin Ushtarak.

Nëna e saj, Mirjeta Xhaferaj, bashkëudhëtare së bashku me bashkëshortin e saj mbeti gjithashtu e plagosur.

Aktualisht, forca të shumta policore kanë mbërritur në Pukë, duke zhvilluar kërkime intensive për zbulimin e autorëve.

Një ditë më parë, grabitës të armatosur sulmuan një familje ulqinase, duke i vjedhur gjithçka me vlerë kishin me vete në Rrugën e Kombit.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.