THAÇI GODET LDK'NË NË HAS

Postuar në 14 Korrik, 2013 04:15

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,u ka thënë banorëve të fshatrave të Hasit, se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për themelimin e komunave në Rogovë dhe Gjonaj, është i pakthyeshëm. Ai tha se themelimi i dy komunave në Has, është bërë pas kërkesave të vetë banorëve dhe premtimit që ka dhënë PDK-ja.

“Unë e kam mbajtur premtimin tim që e kam dhënë për Hasin. Kam respektuar vullnetin e juaj, dhe sot kam ardhur të t’ua uroj komunat e reja”, tha Thaçi. Kryeministri Thaçi të shtunën ka vizituar dy komunat, Rogovë dhe Gjonaj. Ai gjatë vizitës ka bashkëbiseduar edhe me banorët e fshatrave të Hasit dhe ka nga ata që t’ju bëjnë presion të zgjedhurve të tyre në Parlamentin e Kosovës, që të votojnë Ligjin për themelimin e komunave në Has.

Për këtë çështje Thaçi është përplasur në Kuvendin e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe këtë ua ka rikujtuar hasjanëve.

“Mirëpo ju e dini se çfarë ndodhi të enjten në Kuvend. Bëni presion ndaj atyre që ua keni dhanë votën që të votojnë vendimin e Qeverisë për themelimin e komunave”, kërkoi Thaçi.

Kreu i Qeverisë ka kërkuar nga hasjanët që mos t'ia japin votën LDK'së

Ai tha se ata që nuk e votuan ligjin për komunat në Has, nuk duhet të shpërblehen. “Nesër do të vijnë t’ju kërkojnë edhe votën, por sigurisht që nuk do t’i shpërbleni ata që ishin kundër komunave”, tha Thaçi.

Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.