PS, dorëzon ankimimin në KQZ për Lezhën

Postuar në 15 Korrik, 2013 10:35

TIRANE- Këtë të hënë Partia Socialiste ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e disa zonave zgjedhore të qarkut të Lezhës. Në ankimin e Partisë Socialiste kërkohet të goditet vendimi i KQZ-së që shpalli rezultatin e qarkut të Lezhës, duke mos marrë për bazë tabelat e KZAZ-ve, por duke iu referuar tabelave elektronike të databazës së saj elektronike, rezultat që i hoqi PS-së një mandat në këtë qark.
Nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Koli Bele, është shprehur se për këto 10 qendra “do të kërkohet pavlefshmëria e tyre, por duke mos përjashtuar dhe rivotimin për afro 10 qendra votimi.
KQZ, pasi konstatoi parregullsi në procesverbalet e disa qendrave të votimin në qarkun e Lezhës, vendosi të përdorë të dhënat e tabelave të saj elektronike për të shpallur rezultatin përfundimtar me to”. Nga ky vendim PS-së iu hoq mandati i Arben Ndokës, që i kaloi kandidatit të PD-së, Vasil Bicaj, ndërkohë në Lezhë mbeti i pandryshuar mandati i LSI.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.