Berat, hetimet për grabitjen e biznesmenit

Postuar në 15 Korrik, 2013 02:38

Policia e Beratit është duke vazhduar hetimet për gjetjen e grabitësve të tjerë të biznesmenit Edmond Pite nga Ura Vajgurore. 

Ndërsa biznesmeni ka denoncuar në polici se katër persona të maskuar e kanë keqtrajtuar ndërsa i kanë marrë shifrën prej 20 milionë lekësh, vetëm dy prej tyre janë ndaluar nga policia. 

Gjatë marrjes në pyetje, Valter Kabilo dhe Edison Cobo nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ende nuk kanë nxjerrë emrat e dy grabitësve të tjerë të dyshuar në këtë ngjarje. Ngjarja që ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës ka vënë në panik banorët e qytezës së vogël në afërsi të Beratit, ndërsa vetë familjarët e biznesmenit morën trajtim mjekësor pas shokut që pësuan nga kërcënimi i armëve. 

Policia shpreson që të zbardhë plotësisht këtë ngjarje nga dëshmitë e dy të ndaluarve Kabilo dhe Cobo, që do t’i drejtohen Gjykatës së Beratit për masë sigurie të hënën në mesditë.

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.