PS e PD ankimojnë rezultatin e Lezhës

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:58

Partia Socialiste dhe Partia Demokra-tike në limitet kohore që lejon ligji ka-në zyrtarizuar dje nga një kërkesë an-kimore për qarkun e Lezhës. Social-istët kërkojnë pavlefshmëri të zgjed-hjeve në 6 qendra votimi dhe rrjedhi-misht, për shkak të rezultatit të ngush-të dhe pavlefshmërinë e gjithë qarkut Lezhë, ndërkohë që nga ana tjetër de-mokratët kanë kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të 10 kutive, të cilat nuk i kishin procesverbalet origji-nale dhe që nga KQZ u vlerësua se re-zultati i tyre ishte i falsifikuar. Në fakt bëhet fjalë për kërkesat e vetme anki-more të këtyre dy forcave në gjithë këtë proces. Më konkretisht, socialistët kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në QV nr. 0907,QV nr. 0910/1 Qv 0856, QV.0856/1, QV.0857 Qv.0857/1, pasi sipas tyre në ditën e zgjedhjeve ka patur parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në rezultat. Kështu, PS ka përfshirë këtu 4 qend-rat ku ndodhi vrasja e komisionerit të LSI-së dhe ku sipas socialistëve, pas vrasjes nuk janë bërë më zgjedhje për shkak të klimës së rëndë që u krijua nëato ambiente. Gjithashtu, PS preten-don se në një qendër tjetër votimi është shënuar një votim i dyshimtë prej 90 për qind pjesëmarrje, çka bie ndesh me mesataren e pjesëmarrjes së kësaj qen-dre votimi në të gjitha zgjedhjet e tjera. Gjithashtu, PS pretendon se në një ku-ti tjetër votimi janë gjendur më shumë fletë votimi sesa pjesëmarrës në zgjed-hje, çka sërish sipas tyre përbën një ar-sye të fortë që të shpallet i pavlefshëm votimi në këtë qendër, ashtu si edhe në qendrat e tjera. Megjithatë, socialistët nuk arrijnë të sjellin fakte të qenë-sishme, por kërkojnë që KQZ t’i kërkojë Ministrisë së Brendshme të verifikojë hyrjet dhe daljet e zgjed-hësve të kësaj qendre ditën e votimit në kufij. Nga ana tjetër, demokratët ka-në paraqitur kërkesë për të rinumëru-ar dhe rivlerësuar votat në 10 kutitë, për të cilat KZAZ nuk kishte sjellë ta-belat origjinale të rezultateve dhe për të cilat KQZ mori në konsideratë rezul-tatin e dhënë nga sistemi elektronik. Demokratët kërkojnë kështu që të konfirmojnë shkeljet dhe falsifikimet e bëra në këto qendra.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.