Biberaj: Ministrat jo deputet, ndihmë për demokracinë. Ia propozova Berishës në 2005-ën

TIRANE- Aleksander Biberaj ka komentuar sot propozimin e maxhorances se re per ndarjen e mandateve legjislative nga ato ekzekutive. Sipas Biberajt, ky eshte nje propozim qe ai ia ka bere kryeministrit Berisha, qe ne vitin 2005, ne cilesine deputetit dhe te anetarit te kryesise se PD. Per Biberajn, kjo ndarje e ndihmon demokracine e brishte shqiptare.
Mesazhi i plotë i Biberajt në faqen e tij ne Facebook.
Ndarja e mandateve legjislative nga ato ekzekutive, ndihmon demokracinë e brishtë shqiptare!
Të dashur miq!
Së pari, nuk dëshiroj aspak të nderhyj ne debatin politiko-publik lidhur me ndarjen e mandateve legjislative nga ato ekzekutive (e thene më thjeshtë nese je minister nuk mund te jesh edhe deputet dhe anasjelltas), pasi gjykoj se ky është një debat dhe vendim që i përket maxhorancës së re të majtë dhe nuk është punë e imja. Së dyti, thjesht desha te risjell ne kujtesen politike por edhe atë publike, se ky propozim ka nje histori te pakten 8-vjecare. Pas fitorese PD-së dhe aleatëve të djathtë ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005, ne mbledhjen e parë të grupit parlamentare te PD-se në shtator 2005, me cilësinë e deputetit dhe të anëtarit të kryesisë së PD-së, i kam propozuar kryeministrit Berisha (njekohesisht edhe kryetar i PD-së në atë kohë) që të bëjmë ndarjen e mandateve legjislative nga ato ekzekutive, me këto argument: 1. Te mos kemi perqendrim te pushtetit tek një grup i vogël njerëzish. 2. Të mos kemi nje qeveri të pakontrollueshme. 3. Të kemi njerëz qe do të mbajnë partinë hapur, do të vazhdojnë të punojnë për PD-në dhe të drejtojnë PD-në duke mbajtur kontaktet me demokratët dhe elektoratin dhe 4. Të kemi mundësi të motivojmë sa më shumë politikanë nga ndarja e mandateve, sidomos të rinj. Propozimi im u mirëprit dhe u përkrah formalisht nga z. Berisha, por fatkeqësisht nuk u realizua asnjehere. Që ne momentin e propozimit vura re portretet e ministrave dhe drejtuesve te PD-se qe u nxinë, por nuk e vrava shume mendjen, pasi propozimi im ishte parimor, dhe nuk kishte lidhje me asnjë individ. Se cfare ndodhi gjate 8 viteve ne vazhdim te qeverisjes se PD-së, gjykimin e jep gjithë-seicili prej jush, por ajo që dihet tashmë është se Shqiperia u drejtua nga nje grup teper i vogël njerëzish që ishin vete qeveria, ishin po vete parlamenti, ishin po vete edhe PD, grup që nuk jepte llogari para askujt në botë. Ky grup shume i vogël njerëzish grumbulloi nje super-pushtet të pakufizuar duke uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri, krijuan super-pasuri nëpërmjet korrupsionit pa kufi, u bënë super arrogantë dhe super prepotentë, saqë as deputetëve të PD-së nuk u hapnin më telefonin, mbyllën për tetë vite dyert e PD-së duke iu kthyer shpinën demokratëve dhe elektoratit, u shkëputën totalisht nga realiteti shqiptar, elementë këto që cuan natyrisht në rezultatin katastrofik të 23 qershorit, më i dobëti i historisë së ekzistëncës së PD-së. Parë në këtë këndvështrim maxhoranca e re me 84 mandate, e drejtuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta, bëhet e frikshme.
PANORAMA
Add new comment