Dënohet me 10 milionë lekë Taulant Balla për shpifje ndaj dhëndrit të Berishës

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:05

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist, Taulant Balla për shpifje ndaj Jamarbër Matllezi. Malltezi, dhëndri i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha e ka paditur Ballën për shpifje, padi e pranuar nga gjykata dhe për të cilën deputeti socialit është dënuar me 10 milionë lekë të vjetra. Bashkëshorti i Argita Berisha ka kërkuar gjobë me 2 milionë lekë të reja, por gjykatësja në seancën e parafundit uli dënim me gjysmën e vlerës.

Vendimi është dhënë pas plot 16 seancave të mbajtura në Gjykatën e Tiranës mes paditësit Malltezi dhe deputetit Balla.Vetë Balla nuk ishte i pranishëm në seancë, kur është bërë publik vendimi. Për t’u ankimuar ky vendim është lënë 15 ditë afat.

Balla ka patur sot dhe një gjyq tjetër me Argita Malltezin, vajzën e kryeministrit, gjykim i cili është shtyrë për shkak të mungesës së palëve.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.