KQZ me 4 anëtarë, rrëzon LSI për kukësin

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar me 4 vota kundër kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të rinumëruar dhe riv-lerësuar votat në 15 kuti votimi në qarkun e Kukësit. Ndryshe nga sa pritej, KQZ i ka njohur vetes atribu-tin që të marrë në shqyrtim një kërkesë ankimore që për t’u mirat-uar kërkon 5 vota, megjithëse ajo ka prezent vetëm 4 anëtarë. Me vendi-min e djeshëm bie dhe pretendimi i opozitës për të marrë një mandat të dytë në qarkun e Kukësit, megjithëse fjalën e fundit për këtë çështje do e thotë tashmë Kolegji Zgjedhor. Debati KQZ ka hapur dje procesin e shqyrtimit në themel të kërkesave ankimore që subjektet e ndryshme kanë paraqitur lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit. Faktikisht dje, KQZ ka mundur të mbyllë shqyrtimin ad-ministrativ për kërkesat që kishin si objekt kundërshtimin e rezultatit për 5 qarqet e para, Kukës, Vlorë, Korçë, Berat e Dibër, duke i rrëzuar të gjitha ato. Por në hapje të kësaj procedure palët kanë debatuar gjatë, pasi përfaqësuesi i LSI-së, si subjekt ankimues për tabelën e rezultatit të qarkut Kukës, ka kërkuar nga KQZ që të provojë kuorumin e saj, pasi si-pas tij, që ky komision të hyjë në shqyrtimin në themel të një kërkese e cila për t’u miratuar kërkon 5 vota, duhet të ketë në mbledhje minimal-isht 5 anëtarë në tavolinë. Për këtë ai i është referuar nenit 22 pika 5 e Kodit, ku përcaktohet se “Mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme kur mar-rin pjesë jo më pak se 4 anëtarë të saj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit, sipas nenit 24 të këtij Kodi”. Ndërkohë që edhe social-istët si palë e interesuar në këtë pro-ces të shqyrtimit administrativ kanë mbështetur kërkesën e aleatit të tyre të LSI-së, duke theksuar se KQZ nuk mund të investohet me 4 anëtarë në një çështje që për t’u miratuar kërkon 5 vota. Por ky pretendim është kundërshtuar nga demokratët dhe më pas dhe nga anëtarët e KQZ-së, pasi sipas tyre, procesi i shqyr-timit është i veçantë nga ai i vendim-marrjes, ndaj vendimmarrja që kërkon 5 vota nuk duhet të pengojë KQZ-në që të zhvillojë shqyrtimin administrativ të një ankimimi. Sipas përfaqësuesit demokrat, Ivi Kaso, KQZ është e pamundur të zhvillojë mbledhje me 4 anëtarë për ankimi-met, vetëm kur do të vendosë prani-min e kërkesës për kundërshtimin e vendimit të miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultatit. “KQZ ka kuorumin e duhur për ta shqyrtuar këtë kërkesë. Vetëm vendimet për pranimin e ankimimit kërkojnë 5 vo-ta, të tjerat jo”, – tha Kaso. Pavarë-sisht debatit, KQZ ka kaluar në shqyrtimin e kërkesave ankimore në themel duke mos marrë në konsid-eratë detyrimet e Kodit. “Çështja ka diskutim, por ne të na vlerësojnë për procesin që e kemi mbajtur me katër anëtarë”, deklaroi Hysen Osmanaj, i cili pranoi në njëfarë mënyre se kjo lloj procedure ka probleme ligjore. Shqyrtimi Të gjendur para një situate të til-lë, përfaqësuesit e majtë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në disku-time të çështjeve, duke deklaruar që në fillim pasivitetin e tyre në këto procese, pasi sipas tyre KQZ është përfshirë në një proces antiligjor. “Ju vijoni të ndikoheni nga PD, ju prish-ni provat, vini dorë në to. Ju po menaxhoni grahmat e fundit të par-tisë në ikje. Ju ftoj që këtë çështje ta rishikoni dhe ta ktheni mbrapsht dhe t’i hapni rrugë ankimimit tonë në strukturat e tjera të parashikuar, ose ne do jemi inaktivë në këtë pro-ces”, tha Gjonçaj. Pavarësisht kësaj, KQZ ka marrë në shqyrtim kërkesën e LSI-së duke debatuar gjatë mbi ar-gumentet e sjella prej saj dhe duke vendosur në fund rrëzimin e kërkesës. Sipas KQZ-së, pamjet filmike që iu referohet LSI për të verifikuar rezultatin në 15 qendra votimi dhe një shkresë e anëtarit të kësaj force në KZAZ-në numër 9 në Kukës, ku ai evidentonte shkelje në procesin e numërimit, nuk për-bënin prova që mund të vërtetojnë pretendimet e palës ankimuese. LSI në kërkesën e saj pretendonte se në 15 QV të rrethit të Tropojës, mazho-rancës i janë dhënë në mënyrë fik-tive 155 vota më shumë sesa i janë numëruar dhe kjo sipas tyre vërte-tohet nga pamjet filmike. Kujtojmë këtu se mandati i fundit në këtë zo-në ndahet me vetëm 15 vota. Të njëj-tin f at kanë patur dhe një sërë kërkesash të tjera të paraqitura nga forca të tjera politike për qarqe të ndryshme.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.