Mblidhet KQZ, shqyrtohet kërkesa e Dritan Priftit

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:17

TIRANE- Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve po shqyrton në mbledhjen e sotme të tjera kërkesa ankimore te subjekteve zgjedhore lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit.

Ndër ta, KQZ mori sot në shqyrtim edhe kërkesën ankimore të Dritan Priftit, përfaqësuesi i të cilit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zone ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur.

Në mbledhjen e  sotme, përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë kqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren. 

Sipas tij, në këto zona duhet të realizohet procesi i rinumërimit, për të çuar në vend vullnetin e zgjedhësve, i cili sipas tij, është deformuar, në mënyrë të organizuar  në favor të njerës apo tjetrës parti.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.