Vrasjet e fundit Halimi: Ata që rrenojnë jetë burg për një kohe të gjatë

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar sot në lidhje me vrasjet e ditëve të fundit duke kërkuar dënim të ashpër për autorët. “Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është ajo çka viktimat dhe shoqëria meritojnë. Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit, por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer. Sepse kështu duhet të jetë një drejtësi efektive, e ashpër po aq sa krimi që kryhet”,-shkruan Halimi në facebook. . Ai thkeson se nuk duhet pritur që krimi të kryhet dhe më pas të dënohet autori. Ministri kujton instalimin e sistemit e monitorimit elektronik disa muaj më parë dhe shprehet se u ka kërkuar disa drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që ky sistem të aplikohet më gjerë pasi përdorimi i tij garanton që të gjithë ata që marrin urdhër-mbrojtje të mos u afrohet asnjë dhunues në distancë të largët. “Jam i bindur se kjo masë do të parandalojë kryerjen e krimit”,-shprehet Halimi, duke thënë se është e papranueshme që gjykatësit të japin urdhëra mbrojtje për viktimat duke i lënë në një banesë me agresorin.
MAPO
Add new comment