Florian Raunig, ambasadori i ri i OSBE-së

Florian Raunig është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e OSBE-së në Tirane e cila njofton se, Kryesia Ukrainase e OSBE-së ka marrë sot një vendim të tillë. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.
Ambasadori Raunig ka lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.
Deri në tetor 2013, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Wilton do të vazhdojë të jetë Kryetari i saj në detyrë.
SHEKULLI
Add new comment