Durrës, arrestohet italiani i dënuar me 18 vjet burg

Postuar në 19 Korrik, 2013 15:11

Një italian i dënuar me 18 vjet e 8 muaj burg për vrasje, është arrestuar në Shqipëri. Policia Shtetit njoftoi se në kuadër të operacionit të koduar “Mango ” është arrestuar, Vincenzo Mango,  45 vjeç.

Ndaj ketij shtetasi, është lëshuar një urdhër arresti në mars të vitit 2013 nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Napoli, për krimin, të cilin e ka kryer në shtator të vitit 2000 në Capodrise Itali.

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur falë një operacioni të mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit rreth orës 13.30’ të ditës së sotme në qytetin e Durrësit.

45-vjeçari u arrestuar falë bashklëpunimit me të strukturave të Policisë së Shtetit me Misionin INTERFORZE të Policisë Italiane në Shqipëri, autoritetet ligjzbatuese Italiane dhe Interpol. Ai pritet të ekstradohet në Itali, për të vuajtur dënimin.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.