Lushtaku dhe Selimi përfundojnë në spital

Postuar në 22 Korrik, 2013 14:56

PRISHTINE- Të shtunën, rreth orës 23:30, Ambasadori Sylejman Selimi, ka kërkuar ndihmën mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente të QKUK-së, për shkak të problemeve shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për gazeten “Zëri” zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili ka theksuar se pas ndihmës së parë mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente, ai është ndaluar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, përkatësisht Njësisë Koronare ku po vazhdon mjekimin.

“Tani për tani nuk mund të jepen informata më të detajuara, meqë janë duke u bërë analiza më e detajuara rreth gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë Fazliu për “Zërin”.

Ndërkaq, Fazliu ka konfirmuar se në repartin e Ortopedisë, është shtruar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Me rekomandim të specialistit të Ortopedisë, Z. Lushtaku është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm në kuadër të Klinikës së Ortopedisë”, ka konfirmuar Fazliu për “Zërin”.

Ambasadori Selimi dhe kryetari Lushtaku, së bashku me pjesën tjetër të “Grupit të Drenicës”, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. /Zëri/

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.