JAHJAGA E NIKOLIC SOT NË SAMITIN E BËRDOS

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic sot marrin pjesë në samitin e Procesit të Bërdos, në Slloveni, ku pritet të jenë tetë presidentë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kjo nismë vjen nga presidentët Borut Pahor dhe Ivo Josipoviq, të cilët shihen si promoter të zgjerimit të mëtejmë të Bashkimit Evropian dhe të raporteve të mira ndërfqinjësore në rajon.
Praninë e tij e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës François Hollande, i cili do t’iu drejtohet të pranishmëve me një fjalim.
Samiti i Bërdos vjen pas dështimit të një konference të njëjtë të nivelit të presidentëve, që është dashur të zhvillohet në muajin qershor në Ohër, nën organizimin e kryetarit të Maqedonisë.
Por Samiti i Ohrit, nuk u mbajt për shkak se organizatorët nuk e ftuan edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Disa nga presidentët e vendeve të ftuara, si ai i Kroacisë, Shqipërisë dhe Sllovenisë, e anuluan pjesëmarrjen në shenjë kundërshtimi të mospjesëmarrjes dhe mos-ftimit të Kosovës në Samit.
Samiti i Bërdos është i pari i këtij lloji, që mbledh presidentët e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e dy vendeve anëtare të BE-së, dikur pjesë e ish-Jugosllavisë.
EXPRESS
Add new comment