Arkiv-Lajme të përditësuara

Hakerët shqiptarë, prokuroria zbulon si vidhen fjalëkalimet

Postuar në 27 Korrik, 2013 15:32

Vendimi i gjykatës për dy adoleshentë nga Laçi

Sipas prokurorisë, Samed Ferizi dhe Gerald Dalti janë anëtarë të grupit “Albanian Cyber Army”

Rinumërohen kutitë e Kukësit, nuk ka ndryshim rezultati

Postuar në 27 Korrik, 2013 15:31

Rinumërimi i 15 kutive të qarkut të Kukësit nuk ka sjellë asnjë ndryshim, kështu që mandati i tretë i ka mbetur PD-së.

Kolegji Zgjedhor vendosi ditën e djeshme rinumërimin e votave të 15 qendrave të votimit, pas ankesës së LSI-së, e cila pretendonte parregullsi gjatë numërimit.

Por, pas rinumërimit të votave në ambientet e Gjykatës së Apelit, rezultati ka mbetur i njëjtë.

LSI-së i duheshin vetëm 15 vota për të fituar mandatin./b.l

 

TEMA

Balla: Bushati po shkel rëndë ligjin

Postuar në 27 Korrik, 2013 15:30

Taulant Balla, deputet i  mazhorancës së re qeverisëse, i ka dërguar një mesazh të fortë kryetares së AMA-s, Endira Bushati, për të respektuar ligjin për median audiovizive në të kundërt do të paditet penalisht. 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Balla i kujton kryetares Bushati se, ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, me përjashtim të një neni të vetëm u miratua me konsensus të gjerë politik. 

KQZ: Ndjekje penale komisionerëve të Lezhës

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dërgojë në Prokurori për ndjekje penale komisionerët e PD-së, PSsë, LSI-së dhe PR-së të KZAZ-së Nr. 13, në qarkun e Lezhës. Gjithashtu, KQZ po përgatit dhe dosjen për të kallëzuar penalisht dhe anëtarët e 10-të grupeve të numërimit në Lezhë, tabelat e të cilëve rezultuan se ishin të falsifikuara në favor të Partisë Socialiste. 

Kaskada Devollit, Berisha: Kompania bleu turbinat, do të nisë puna

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:22

Kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se sot kompani që do të ndërtojë kaskadën e Devollit ka nisur të blerë materialet e ndërtimit. Berisha komentet i ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ku ka thënë se kompania norvegjeze “Statkraft”, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve me një vlerë 100 milionë euro. Sipas Berishës kjo nismë tregon që kaskada e Devollit do të ndërtohet dhe të gjithë ata që na akuzuan për mashtrim të kërkojnë ndjesë. 

Kompania u gjobit nga Tatimet për evazion fiskal në 2012-n

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:21

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Bilanci

Shitjet - Për 6 muajt e parë shitjet e naftës ishin 17.310 fuçi në ditë (me çmim mesatar 84.34 dollarë për fuçi) duke shënuar një rritje prej 26%

Kreshnik Spahiu rishfaqet në krah të ambasadorit Arvizu

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:20

Aleanca Kuqezi e drejtuar nga ana e Kreshnik Spahiut, ishte një nga dështimet më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, duke parë pritshmëritë e tyre. Që pas 23 qershorit, përfaqësuesit e kësaj partie janë shfaqur vetëm 2-3 herë në public, fillimisht duke thënë se nuk do e njohin rezultatin dhe më pas duke kërkuar hapjen e kutive.

Kreshnik Spahiu, që premtonte se do të largohej nga politika nëse nuk merret minimum 20 deputetë, nuk është shfaqur më në media.

Por, ai është fotografuar dy ditë më parë në një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Kolegji rinumëron 15 kutitë e Kukësit

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:17

Pasi pranoi kërkesën e LSI për hapjen e kutive të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësi, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat, Kolegji Zgjedhor është mbledhur ditën e sotme për të numëruar kutitë  e kontestuara. 

Kutitë e votimit të qarkut të Kukësit mbërritën paraditen e sotme në Kolegjin Zgjedhor, ku 4 grupe numërimi, me nga dy 2 ekspertë dhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike në secilin nga grupet e numërimit do të rishqyrtojnë 15 qendra votimi të qarkut të Kukësit.

Nishani: Askush s’e parashikoi si dilnin zgjedhjet

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:53

Analiza e kreut të shtetit në një vit punë: “Pa zhurmë, i siguroj të gjithë se Presidenti punon çdo ditë, e punët s’na kanë vajtur keq”.

Tiranë, bie nga kati i 4-t i pallatit, tenda e dyqanit ia shpëton jetën

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:52

Një person ka rënë nga kati i katërt i një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e Shallvareve në Tiranë.

Fatmirësisht burri ka arritur t’i shpëtojë aksidentit, pasi ka ngecur në tendën e një dyqani.

Mësohet se i aksidentuari është Pëllumb Xhabej, 50 vjeç, i cili ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në zonën e Shallvareve dhe ka ngecur në tendën e një dyqani poshtë pallatit, duke i shpëtuar kështu jetën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara