Kolegji rinumëron 15 kutitë e Kukësit

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:17

Pasi pranoi kërkesën e LSI për hapjen e kutive të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësi, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat, Kolegji Zgjedhor është mbledhur ditën e sotme për të numëruar kutitë  e kontestuara. 

Kutitë e votimit të qarkut të Kukësit mbërritën paraditen e sotme në Kolegjin Zgjedhor, ku 4 grupe numërimi, me nga dy 2 ekspertë dhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike në secilin nga grupet e numërimit do të rishqyrtojnë 15 qendra votimi të qarkut të Kukësit.

Sipas kërkesë së LSI, PD ka marrë mbi 200 vota prej LSI në këtë qark, çka i mjafton kësaj force politike për të marrë një mandat. Kjo do e çonte ndarjen e mandateve në qarkun e Kukësit nga 3-1 për koalicionin e djathtë në 2-2.

Nga numërimi i 12 kutive të votimit per qarkun e Kukesit nuk ka pasur asnjë ndryshim rezultati, me përjashtim të lëvizjes së ndonjë vote në favor të njërës apo tjetrës forcë politike. Ndërkohë që janë kontestuar 2 QV, konkretisht QV me numër 0441 dhe 0446 në kutitë e të cilave janë vënë re mospërputhje në kodin e hapjes së kutisë.
/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.