Tiranë, bie nga kati i 4-t i pallatit, tenda e dyqanit ia shpëton jetën

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:52

Një person ka rënë nga kati i katërt i një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e Shallvareve në Tiranë.

Fatmirësisht burri ka arritur t’i shpëtojë aksidentit, pasi ka ngecur në tendën e një dyqani.

Mësohet se i aksidentuari është Pëllumb Xhabej, 50 vjeç, i cili ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në zonën e Shallvareve dhe ka ngecur në tendën e një dyqani poshtë pallatit, duke i shpëtuar kështu jetën.

Kanë qenë kalimtarët ata të cilët e kanë zbritur nga tenda dhe ambulanca e ka transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësit për ta zbritur nga tenda, ai ishte larguar për në spital.

Ende nuk dihen arsyet nëse rënia e burrit nga pallati ishte aksident apo hedhje me dashje për t’i dhënë fund jetës.

Policia bën me dije se 50-vjeçari është dërguar me autoambulancë në spital për një kontroll mjekësor, pasi rënia nga largësia mund t’i ketë shkaktuar shembje. Gjithashtu ai ka marrë edhe plagë të lehta në trup.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.