Arkiv-Lajme të përditësuara

Borxhi ka kaluar limitin, s’jep më rritje ekonomike

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:18

Studimi i specialistëve të Bankës së Shqipërisë për politikën fiskale dhe rritjen

Masakër në Vlorë, tre të vrarë në plazh me kallash

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:17

Masakër në Ujin e Ftohtë. Një person qëllon me breshëri kallashnikovi në drejtim të një personi tjetër duke lënë të vdekur në vend shënjestrën e tij si dhe dy persona të tjerë, të cilët u gjendën gabimisht në atë çast, në vendin ku ishte vendosur Sokol Isufaj, 34-vjeç, nga Roskoveci i Fierit. Nga plumbat kanë humbur jetën edhe Serdi Bajlozi vetëm 17 vjeç si dhe Diana Ademi, një pushuese e ardhur nga Gjermania. Gruaja mësohet se qëndron prej vitesh jashtë, ndërsa kishte zgjedhur vendlindjen e saj për të kaluar pushimet.

Kandidatët me notën 5 fitojnë të drejtën e mësimdhënies. Rrokaj: Arsimi, difektoz

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:14

Rreth 40% e mësuesve, të cilët iu nënshtruan provimit të shtetit, nuk mundën ta kalojnë me sukses, ndërkohë që në shumicën e rasteve kandidatët janë vlerësuar me notën 5 apo 6.

Padyshim që mbetësit nuk do ta ushtrojnë profesionin, por pjesa tjetër e vlerësuar me 5 ose 6 kanë fituar përfundimisht të drejtën për të qenë mësues.

Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjisë, Shezai Rrokaj, shprehet se faji për këto rezultate  i atribuohet të gjithë sistemit arsimor, i cili sipas tij është difektoz.

KOSOVARËT AZILKËRKUES EDHE NË SHBA

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:13

Derisa shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe të Kosovës Lindore sipas shënimeve të OKB përbëjnë numrin e tretë të azilkërkuesve në vendet e zhvilluara europiane, në SHBA nga mbi 80 mijë kërkesa në vit, më të shumtat kanë qenë nga Kina, Meksiko dhe Salvadori. Sipas shënimeve mbi shtetësinë e azilkërkuesve të dhëna nga Departmenti i Sigurisë Kombëtare për vitet 2009, 2010 dhe 2011, për këto tri vjet Amerika u ka njohur kërkesën për azil gjithsej 72 shtetasve nga Kosova, mirëpo nuk thuhet se sa janë refuzuar dhe depërtuar, transmeton RTK.

Java e “betejës” në Kolegj

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:12

Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, edhe pse ka kapërcyer një muaj nga përfundimi i garës, nuk është ende pranë finalizimit. 

Është qarku i Lezhës, që vijon betejën institucionale mes palëve, këtë herë në Kolegjin Zgjedhor. Pranë Gjykatës së Apelit, për qarkun më problematik të këtyre zgjedhjeve, ka tre kërkesë-padi.

Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në gjashtë Qendra Votimi, Partia Demokratike rinumërimin e 14 QV-ve dhe Partia Popullore Kristian Demokrate, që kërkon pavlefshmëri në të gjitha qarqet, ku përfshihet edhe Lezha.

Brammertz: Vendimet e Hagës tronditën Ballkanin

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:07

Tribunali Ndërkombëtar për Krime Luftë në ish-Jugoslavi pritet që të përfundojë punë pas pak vjetësh, mirëpo vendimet kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha në intervistën për shërbimin qendror të Radios Evropa e Lirë, prokurori i këtij Tribunali, Serge Brammertz.

Test me letër nën derë nëse shtëpitë ishin bosh

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:04

-Policia e kryeqytetit në aksion për arrestimin e grabitësve të banesave. Komisariatet e policisë numër.1, 2 dhe 3 në bashkëpunim me blutë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë nisur prej dy ditësh tashmë punën për arrestimin e hajdutëve dhe verifikimin plotë të vjedhjeve. I pari në prangat e bluve është kapur paraditen e djeshme, ndërsa vijon të jenë në kërkim dy persona të tjerë. Bëhet me dije se grabitësit janë të rinj në moshë, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen publik për arsye hetimore.

Gratë e PD mbështesin Bashën: Gara ishte transparente

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:02

Gara për kreun e PD vijon të komentohet nga ish-deputetë dhe figura të kësaj partie. Ish-deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, thotë se gara ishte reale, ndërsa nuk pranon të komentojë deklaratë e Patozit për manipulim dhe favorizim të Bashës nga Berisha.

Tiranë, i mituri tenton t’i vjedhë varësen shtetases italiane, e plagos në qafë

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:01

Grabitjet në rrugë janë kthyer tashmë në një fenomen të zakonshëm në kryeqytet. Pre e një akti të tillë ka qenë këtë të diel edhe një shtetase italiane. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 te dites se sotme në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Kombëtar.

Një fëmijë 10-11 vjeçar i është afruar shtetases italiane dhe ka tentuar t’i marrë varësen e florinjtë që mbante në qafë.

Për fat në ndihmë të saj kanë ardhur menjëherë disa policë rrugorë të cilët kanë mundur të shmangin grabitjen, ndërkohë që shtetësja e huaj është lënduar në qafë për shkak të forcës së ushtruar ndaj saj.

Bie fluksi i pushuesve në Shqipëri

Postuar në 28 Korrik, 2013 14:57

Për dy muajt e parë të sezonit veror, statistikat flasin për një ulje të ndjeshme të shtetasve shqiptarë, që kanë preferuar të kthehen në vendlindje.

Referuar me të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar, raportohet se për qershor-korrik 2013 kanë hyrë gati 100 mijë më pak shtetas shqiptarë, nëpërmjet pesë pikave kufitare më të mëdha në vend.

Ndërsa për të njëjtën periudhë, të dhënat e policisë tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë gati 650 mijë shtetas shqiptarë, për këtë vit trendi është në ulje, me një shifër prej 505 mijë e 773 shtetas shqiptarë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara