Kandidatët me notën 5 fitojnë të drejtën e mësimdhënies. Rrokaj: Arsimi, difektoz

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:14

Rreth 40% e mësuesve, të cilët iu nënshtruan provimit të shtetit, nuk mundën ta kalojnë me sukses, ndërkohë që në shumicën e rasteve kandidatët janë vlerësuar me notën 5 apo 6.

Padyshim që mbetësit nuk do ta ushtrojnë profesionin, por pjesa tjetër e vlerësuar me 5 ose 6 kanë fituar përfundimisht të drejtën për të qenë mësues.

Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjisë, Shezai Rrokaj, shprehet se faji për këto rezultate  i atribuohet të gjithë sistemit arsimor, i cili sipas tij është difektoz.

“Problemi fillon që në vitet e shkollës së mesme. Fillon me cilësinë e teksteve dhe me cilësinë e mësuesve që emërohen. Nga ana tjetër, duhet rritur cilësia e pranimit në universitet, sepse nxënësit tanë nuk po shkojnë atje ku ata kanë prirjet e tyre, por shkojnë atje ku i hedh rrota e fatit. Gjithë sistemi është difektoz. Duhet një reformë e tillë  që duhet të fillojë me altertekstin, me mësues cilësorë, të paktën më të mirë me ata që kemi sot. Gjithashtu duhet të fillojë me një thjeshtim të  Maturës Shtetërore dhe me pranime ku vetë nxënësi të zgjedhë se ku duhet të shkojë dhe jo ku e hedh rrota e fatit. Po ashtu reforma duhet të përqendrohet edhe te rritja e kërkesës për cilësi më të lartë në universitet”, shprehet Rrokaj për GSH.

Sipas tij, kjo nuk nënkupton rikthimin tek konkurset, por “duhet të ketë një sistem kombëtar të vlerësimit, por universitetet duhet të përfshihen në pranimet, pasi të jenë vlerësuar me një database kombëtar dhe të ndahet Matura Shtetërore nga pranimet në universitet”.

Ai nënvizon se universiteti ka nevojë për një reformë të thellë në pikëpamje të cilësisë dhe informacionit./A.XH

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.