Xhepa: Me Bashën, PD mbetet 8 vjet në opozitë

Postuar në 28 Korrik, 2013 07:02

Selami Xhepa një prej zërave më objektivë brenda Partisë Demokratike, që ka guxuar të flasë hapur për problemet ekonomike dhe politike në vend, thotë se kreu i ri i PD-së është për të mbrojtur interesat e Berishës.

“Fakti që z.Basha ishte i përzgjedhur si pasardhës dhe shihet nga shumëkush si protektor i interesave politike të vete z.Berisha, sigurisht që është problematik. Nëse z.Basha do të ishte zgjedhur si kryetar i PD pa përfshirjen e z.Berisha, them se ai do shihej si lideri i vërtetë nga çdo demokrat”, shprehet Xhepa në një intervistë për Shqiptarja.com

Lidhur me deklaratën e nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi se, brenda PD-së nuk kishte garë, Xhepa shprehet se, “e gjithë kryesia e PD duhet të kryejë një gjest të tille, pasi në planin institucional ai është forumi më i lartë ekzekutiv dhe operativ në drejtimin e partisë”.

Deputeti i PD-së që nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri, më tej flet dhe për mënyrën se si pritet ta drejtojë Basha PD-në.

“Më tepër se precedenti i Ramës që ta lërë PD dhe tetë vjet në opozitë, më i sigurt është skenari që qytetarët e Tiranës do të kenë një kryetar bashkie jo funksional; që ndarja e pushtetit vendor me atë qendror do prodhojë bllokime financiare buxhetore”, thotë Xhepa.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.