Gratë e PD mbështesin Bashën: Gara ishte transparente

Gara për kreun e PD vijon të komentohet nga ish-deputetë dhe figura të kësaj partie. Ish-deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, thotë se gara ishte reale, ndërsa nuk pranon të komentojë deklaratë e Patozit për manipulim dhe favorizim të Bashës nga Berisha.
“Gara për kreun e Partisë Demokratike u duk qartë se ishte reale. Procesi m’u duk tërësisht transparent dhe nuk ka vend për kontestime. I gjithë procesi ishte korrekt. Ishte një garë e drejtë dhe reale. Përsa u përket deklaratave të nënkryetarit Patozi, nuk mund t’i komentoj ato, pasi nuk kam qenë në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur, s’e kam dëgjuar çfarë ka thënë”, thotë Bulku për GSH.
Të njëjtën gjë kanë pohuar ndërkohë edhe Lalja Përnaska në një intervistë për gazetën “Panorama”.
“Nuk besoj se gara ishte e paracaktuar. Të gjitha takimet që u bënë dhe axhenda që u shpalos nga kandidatët besoj se u vlerësua dhe u ndoq nga një masë e madhe e aktivistëve tanë. Gjatë gjithë periudhës që kemi ndjekur, fushata dhe gara kanë qenë brenda parametrave të normave korrekte. Kjo përfshin axhendën e të dy kandidatëve. Në përfundim të numërimit, sigurisht që e kam uruar zotin Basha për kryetar të Partisë Demokratike”, tha Përnaska.
Dita
Add new comment