Arkiv-Lajme të përditësuara
Ndërtimi i gazsjellësit TAP
Katër gjigantë të tregut energjetik botëror i janë bashkangjitur gazsjellësit Trans-Adriatik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë konsorciumi TAP, përmes një njoftimi zyrtar sipas të cilit në projekt tashmë janë bashkuar tre aksionerët e fushës së “Shah Denizit” dhe një tjetër kompani belge.
Sipas deklaratës, gjiganti britanik “British Petroleum” dhe kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan kanë marrë nga 20 për qind të aksioneve të TAP, ndërsa francezja “Total” dhe kompania belge “Fluksis” kanë marrë respektivisht nga 10 dhe 16 për qind.
Në shtator raund i ri bisedimesh për emrin
Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos paralajmëroi një raund të ri bisedimesh për emrin gjatë muajit shtator të këtij viti.
“Shkupi duhet ta shoh Athinën si partnere dhe si derë hyrëse drejt integrimeve evroatlanike”, theksoi Venizelos, në fjalimin e tij para Komitetit për Mbrojtje dhe Punë të Jashtme në Parlamentin grek.
Ai njoftoi se gjatë muajit shtator do të takohet me ndërmjetësin e OKB-së për emrin, Metju Nimic ku do të bisedohet për propozimin e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Krim i radhës në Vlorë, 26-vjeçari godet me thikë vallanë 16-vjeçar
Një 26-vjeçar për pak sa nuk i ka marë jetën vëllait të tij 16-vjeç. Pas një sherri për motive që ende nuk dihen ai e ka goditur të riun me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen “1 Maji” të qytetit . 26 vjeçari ka qënë jashtë kontrollit pasi ka kërcënuar me armë edhe persona të tjerë ndërkohë që i ka bërë rezistencë edhe policisë. Policia ka arrestuar shtetasin Ervis Zaçe, i cili qëlloi me thikë në kraharor të vëllanë.
Nishani u jep nënshtetësinë 13 sportistëve kosovar
Trembëdhjetë sportistë nga Kosova kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga ana e presidentit Bujar Nishani. Bëhet fjalë për 9 futbollistë, 2 mundës dhe dy atletë që janë pajisur me pasaportë në periudhën qershor-korrik të këtij viti. Ndër ta janë dy lojtarët e Kukësit, Musolli dhe Hoxha, Leonit Abazi i Skënderbeut dhe Rrahmani i Partizanit. Po ashtu futbollistët Agon Mehmeti, Erolind Shala, Valentin Gjokaj, Haxhi Neziraj dhe Ardin Dallku. Dy mundësit janë vëllezërit Elvis e Veli Susuri, ndërsa atletët janë Astrit Kryeziu dhe Mehmet Hasanaj.
SHQIP
Berisha: Rama nuk merr vesh nga financat. Po mashtron edhe me legalizimet falas
(E PERDITESUAR)- Kryeministri Sali Berisha nuk ka çfarë bën tjetër, por hedh ndonjë mufkë në Facebook.
Edhe pse qeveria e re nuk ka nisur punën, Berisha ka gjetur mjaftueshëm argumente për ta rrëzuar çdo nisëm të saj.
Por ç’e do që shqiptarët e kanë besuar me 1 milion vota.
Qendër tregtare dhe xhami
Ambjentalistët prej diteësh denoncojnë së parku përballë parlamentit po pritet e dëmtohet jo më shumë për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, por për të kamufluar një leje të dhënë për ndërtimin e një qendre tregtare.
Në fakt leja e ndërtimit e dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullitmit të Territorit, firmosur nga kryeministri Berisha dhe më pas edhe nga Ministri i Kulturës Visar Zhiti, jepet bashkarisht si për projektin e xhamisë dhe për një qendër polifunksionale e cila do të ndërtohet plot 3 kate nëntokë dhe 8 kate e lartë.
Raporti, Ban Ki Moon: Zbatimi i marrëveshjes në veri mbetet sfida kryesore
Zhvillimet tremujore në Kosovë sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, në raportin e tij më të fundit i vlerëson hapa pozitivë, të ndërmarrë nga Prishtina dhe Beogradi, që çuan ‘në marrëveshjet historike dhe në një progres fundamental drejt normalizimit të marrëdhënieve.’
Siç raporton RTK-ja, ai përgëzon udhëheqjet politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan siç thotë ‘angazhim serioz dhe të palëkundur gjatë dialogut.’
Yzberisht, 6 persona therin me thikë 2 vëllezërit Demaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Yzberishtit, në periferi të kryeqytetit , ku dy vëllezër janë therur me thikë nga persona të paidentifikuar. Shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një sherr për shkaqe banale mes disa personave dhe dy vëllezërve, ku për pasojë Erjon dhe Klodian Demaj këta të fundit kanë mbetur të plagosur.
Rama: Shpenzimet buxhetore do të quhen kur ndodhin, jo kur jepen
Reforma në raportimin financiar të sektorit publik është prezantuar dje nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, online, në ëeb-in e PS. Standarde të reja raportimi që do të mbrohen me ligj. Publikimi i shifrave pas auditimit ndërkombëtar
Ambasadori në detyrë i OSBE, Robert Wilton: Pranoni rezultatin e zgjedhjeve
Kryetari në detyrë i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton ka apeluar që rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit të pranohet nga të gjitha palët. Pas një takimi njohës me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Wilton ka thënë për mediat se pret raportin përfundimtar të misionit vëzhgues në Shqipëri dhe shpreson që të merret seriozisht nga të gjitha institucionet.