Ambasadori në detyrë i OSBE, Robert Wilton: Pranoni rezultatin e zgjedhjeve

Postuar në 30 Korrik, 2013 07:40

Kryetari në detyrë i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton ka apeluar që rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit të pranohet nga të gjitha palët. Pas një takimi njohës me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Wilton ka thënë për mediat se pret raportin përfundimtar të misionit vëzhgues në Shqipëri dhe shpreson që të merret seriozisht nga të gjitha institucionet.

“Jam duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet dhe pranim të rezultatit nga të gjitha palët”, tha Wilton.

Një çështje tjetër për të cilën, ambasadori shprehu mendimin e tij ishte edhe ajo e toponimeve. Sipas tij, ajo është një çështje që duhet negociuar mes qeverive.

“Çështja e toponimeve ka të bëjë me qeveritë e dy vendeve duhet adresuar mes tyre. Di që Avokati i Popullit ka dalë në mbrojte të qytetarëve shqiptarë dhe këtë e vlerësojmë”, tha ai më tej.

I pyetur edhe për problemin e pronave dhe të pastrehëve, Wilton tha se duhet një zgjidhje afatgjatë që do i shërbente shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë.

“Çështja e pronave është fondamentale për demokracinë, për shtetin e së drejtës por edhe për thithjen e investimeve të huaja. Së bashku me BE ka pasur projekte të ndryshme, OSBE është e gatshme të vazhdojë me projekte por kërkohet një zgjidhje afatgjatë, kjo vlen edhe për të pastrehët”, tha ai.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.