Berisha: Rama nuk merr vesh nga financat. Po mashtron edhe me legalizimet falas

Postuar në 30 Korrik, 2013 14:54

(E PERDITESUAR)- Kryeministri Sali Berisha nuk ka çfarë bën tjetër, por hedh ndonjë mufkë në Facebook.

Edhe pse qeveria e re nuk ka nisur punën, Berisha ka gjetur mjaftueshëm argumente për ta rrëzuar çdo nisëm të saj.

Por ç’e do që shqiptarët e kanë besuar me 1 milion vota.

“Të dashur miq, në fletërrufenë e tij për financat “piktori” dëshmon padije, vrer dhe injorancë totale në çdo fjalë dhe frazë të tij. Për çdo njeri që njeh abc-në e financave publike është e qartë si drita e diellit se në financat publike të Shqipërisë çdo qindarke hyn nëpërmjet bankave dhe vetëm bankave dhe çdo qindarkë shpenzohet nëpërmjet thesarit dhe vetëm thesarit, i cili mund të kontrollohet on-line nga çdo qytetar. Për Shqipërinë dhe për çdo vend tjetër të lirë të botës, përfshirë këtu dhe SHBA, prodhimi i brendshëm, borxhi publik dhe tregues të tjerë kryesore fiskalë ekonomikë përllogariten dhe publikohen së paku një herë në vit nga Banka Botërore, FMN dhe për vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. Por “piktori” financat i ngatërron me ngjyrat mavi, zymtësi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisni, prisni, ky është ndryshim!! Padije, vrer dhe urrejtje në veprim!” shkruan Berisha.

Pak më vonë, kryeministri në largim komentoi edhe nismën e Ramës për legalizim falas.

“Të dashur miq, premtimi i bujshëm i “piktorit” për legalizimin falas është dhe mashtrimi tjetër i madh i tij. Kështu, pasi për një muaj me radhë hoqi nga fjalori i tij fjalën legalizim, ai dje njoftoi se këtë 4 vjeçar do bëjë vetëm inventarizim si të banesave ashtu dhe të frymorëve, të cilëve u premtoi dhjetëra herë gjatë fushatës elektorale legalizimin falas të banesave dhe tokës. Kësaj i thonë: O’ burra ju gënjeva për legalizimin falas se më duhej vota juaj. Unë jam Edi Rama, prapa më vjen gënjeshtra!”./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.