Qendër tregtare dhe xhami

Ambjentalistët prej diteësh denoncojnë së parku përballë parlamentit po pritet e dëmtohet jo më shumë për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, por për të kamufluar një leje të dhënë për ndërtimin e një qendre tregtare.
Në fakt leja e ndërtimit e dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullitmit të Territorit, firmosur nga kryeministri Berisha dhe më pas edhe nga Ministri i Kulturës Visar Zhiti, jepet bashkarisht si për projektin e xhamisë dhe për një qendër polifunksionale e cila do të ndërtohet plot 3 kate nëntokë dhe 8 kate e lartë.
Në këtë leje ndërtimi, ku përshkruhen trualli, sipërfaqet e ndërtimit edhe të dhënat teknike i bashkangjiten njëra-tjetrës. Më konkretisht thuhet se sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura është 5233.38 metër/katrorë xhamia e Namazgjasë plus 1543 godina polifunksionale.
Publikisht flitet vetëm për lejen e ndërtimit të xhamisë dhe ndërkohë që në Komunitetin Musliman na thonë se nuk i japin dot shpjegim lejes së përbashkët, pasi atyre u intereson vetëm leja e dhënë pas kaq kohësh për ndërtimin e një xhamie për besimtarët.
“Komuniteti Musliman merret vetëm me lejen që i përket xhamisë, Kemi rreth 23 vjet që presim ndërtimin e një xhamie të tillë. Sa i përket godinës tjetër është lehtësisht e identifikueshme nga instancat përkatëse. Ndërtesa do ndërtohet në një pronë private që nuk i përket Komunitetit Musliman. Presim për 23 vjet për ndërtimin e xhamisë dhe sa për godinën nuk na intereson leja për të”, thotë Gazmend Aga, nënkryetar i Komunitetit Musliman.
Në lejen e ndërtimit përcaktohet se xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet nga Komuniteti Musliman, ndërsa godina polifunksionale do të ndërtohet nga kompania "Ndërtuesi SHPK" që përfaqësohet nga Genc dhe Abdul Deromemaj.
Leja është miratuar nga KKRRT vetëm para dy muajsh dhe ka një afat prej 48 muajsh, ndërkohe që ende nuk ka asnjë projekt të bërë publik se si dhe ku do të jenë vendosur dhe harmonizuar ndërtesat me njëra-tjetrën
Top Channel
Add new comment