Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama në CNN Turk: Synimi ynë, Shqipëria si Europa. Luftë e madhe kundër korrupsionit

Postuar në 02 Gusht, 2013 15:37

Pas intervistës në “Hard Talk” në BBC, Edi Rama është ka dhënë një tjetër intervistë të rëndësishme ndërkombëtare në CNN-i Turk. Pasi bëri një prezantim të pikave të forta të qeverisë që do të drejtojë pas shtatorit, kryeministri i zgjedhur Rama deklaroi se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një nga pikat nga ku do të nisë edhe ndryshimi i Shqipërisë. Në intervistë Rama ka folur për integrimin dhe sfida të tjera.

Mihal Delijorgji nuk lejon ekspertët e AP të verifikojnë ankesën e romëve

Postuar në 02 Gusht, 2013 15:35

Një grup ekspertësh të Avokatit të Popullit nuk janë lejuar sot të kryejnë verifikime në lidhje me ankesat e disa banorëve të komunitetit rom për ndërtimin e një pallati në afërsi të ish-uzinës “Enver”, në Rrugën e Kavajës.

Një pallat i planifikuar të ndërtohet në zonën ku një grup banorësh të komunitetit rom kanë shtëpitë e tyre i ka detyruar këta të fundit t’i drejtohen zyrës së Avokatit të Popullit, për të kërkuar zgjidhje lidhur me paralajmërimet se do t’i largojnë me dhunë, nëse nuk largohen vetë.

Legalizimet, PS: Penalizime për falsifikimet. Bashkia e Tiranës: PS të mos mashtrojë qytetarët

Postuar në 02 Gusht, 2013 15:33

Çështja e legalizimeve është bërë burim akuzash në distancë mes Partisë Socialiste dhe bashkisë së Tiranës.
Në një dalje publike nga selia rozë, Artan Lame ka ripërsëritur premtimin e PS-së për legalizim falas të banesave por ka theksuar se nuk do të legalizojë asnjë ndërtim të paligjshëm në vijën bregdetare.

Berisha: Rama po na mbush mendjen se paratë do i vjedhë LSI-ja meqë kontrollon 80% të investimeve

Postuar në 02 Gusht, 2013 15:29

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka bërë postimin e radhës në Facebook, duke komentuar një lajm të publikuar nga gazeta Shqip, ku thuhet se rreth 80 përqind e investimeve në vend do jenë në dorë të ministrave të LSI-së.

Sipas Berishës, Rama kërkon t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se paratë do i vjedhë LSI-ja.

Kolegji Zgjedhor shpërndan mandatet

Postuar në 02 Gusht, 2013 15:23

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka bërë ndarjen e mandateve të deputetëve për të 12 qarqet e vendit.

Ndaj kësaj vendimmarrjeje reagoi përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili denoncoi atë që e quajti “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor.

“Ndjeva keqardhje për faktin se Kolegji, i ndodhur përpara presionit të paligjshëm të PS, me një objekt të paligjshëm të paraqitur jo në kohën e duhur, zgjodhi të dorëzohej përpara këtij presioni të paligjshëm”, deklaroi Kaso.

Kabineti i ri, Ambasada e SHBA: Mirëpresim ministrat e sapozgjedhur

Postuar në 02 Gusht, 2013 08:46

TIRANE- Ambasada Amerikane ne vendin tone ka reaguar me nje deklarate per mediat pas prezantimit te kabinetit te ri qeveitar nga ana e kryeministrit te zgjedhur Edi Rama.

Ambasada ka vleresuar perfshirjen e ministreve ne kabinet, duke e cilesuar ate nje hap pozitiv.

Panorama

Tahiri: Ta riformatojmë Policinë e Shtetit me kontributin e qytetarëve

Postuar në 02 Gusht, 2013 08:42

Deputeti i Partisë socialiste Saimir Tahiri dhe njëkohësit ministri i ri i Ministrisë së Brendshme sot i ka kërkuar qytetarëve për të marrë të gjithë së bashku përgjegjësinë e institucionit që ai drejton. Ai ka thënë në një reagim në rrjetin social “Facebook” se qytetarët duhet të shprehin ankesat dhe sugjerimet në lidhje me Policinë e Shtetit.

Apeli i rrallë: Zoti hajdut, të lutem më kthe makinën!

Postuar në 02 Gusht, 2013 08:39

Kolë Gjomarkaj ka filmuar skenën e vjedhjes së makinës së tij dhe i kërkon hajdutit t’ia kthejë në këmbim të faljes. Çdo natë në Tiranë vidhen 2-3 makina, autorët mbeten të panjohur për policinë

Uji i ndotur, Avokati i Popullit krerëve të bashkive: Merrni masa urgjente

Postuar në 02 Gusht, 2013 08:34

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar sot pas ankesave të qytetarëve të zonave të ndryshme të vendit për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Në një deklaratë të këtij institucionet theksohet se krerët e disa njësive vendore duhet që sa më të marrë të marrin masa për furnizimin normal me ujë të pijshëm, dhe brenda kushteve higjieno-sanitare për gjithë banorët në vend

DESHMIA tronditëse/ Diana merrte ende frymë, ambulanca u vonua 30 minuta

Postuar në 02 Gusht, 2013 08:32

Shpesh thuhet se shumë jetë njerëzish në Shqipëri do ishin shpëtuar nëse ambulanca mbërrin në kohë.

Një dëshmi tronditëse që vjen pas ngjarjes së Vlorës tregon se si Diana Ademi, një nga viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie, vazhdonte të merrte frymë, por ambulanca u vonua për 30 minuta. Madje edhe kur erdhi, nuk e mori atë, por mori dy viktimat e tjera.

Anada, një nga dëshmitaret okulare, rrëfen për GSH këtë moment tmerri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara