Berisha: Rama po na mbush mendjen se paratë do i vjedhë LSI-ja meqë kontrollon 80% të investimeve

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka bërë postimin e radhës në Facebook, duke komentuar një lajm të publikuar nga gazeta Shqip, ku thuhet se rreth 80 përqind e investimeve në vend do jenë në dorë të ministrave të LSI-së.
Sipas Berishës, Rama kërkon t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se paratë do i vjedhë LSI-ja.
“Të dashur miq, statusit tonë të djeshëm mbi ekipin e kleptokracisë me në krye Piktorin, ky i fundit iu përgjigj me një njoftim unik në faqen e parë të gazetës së tij “Shqip”. Kështu, për të hedhur poshtë faktet që u paraqiten në status për ministrat e kabinetit të tij “kleptokracia”, Piktori botoi sot në faqe të parë se ministrat socialistë kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë).
Me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetëm me 20% të buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI. Kësaj i thonë mbrojtje. Këtij i thonë argument fund e krye kleptokratik!” shkruan Berisha në FB./ep
Tema
Add new comment