Mihal Delijorgji nuk lejon ekspertët e AP të verifikojnë ankesën e romëve

Një grup ekspertësh të Avokatit të Popullit nuk janë lejuar sot të kryejnë verifikime në lidhje me ankesat e disa banorëve të komunitetit rom për ndërtimin e një pallati në afërsi të ish-uzinës “Enver”, në Rrugën e Kavajës.
Një pallat i planifikuar të ndërtohet në zonën ku një grup banorësh të komunitetit rom kanë shtëpitë e tyre i ka detyruar këta të fundit t’i drejtohen zyrës së Avokatit të Popullit, për të kërkuar zgjidhje lidhur me paralajmërimet se do t’i largojnë me dhunë, nëse nuk largohen vetë.
Në përgjigje të shqetësimit të tyre, Avokati i Popullit ka ngritur një grup pune, me qëllim marrjen e informacionit në lidhje me këtë rast. Por ekspertët janë dëbuar menjëherë nga ndërtuesi Mihal Delijorgji sapo kanë mbërritur në vendin ku po ndërtohet pallati, i cili rrezikon të lërë të pastrehë dhjetëra banorë.
Një vit më parë, disa familje rome u strehuan në godinën e Avokatit të Popullit në pamundësi të një strehimi.
Dita
Add new comment