Arkiv-Lajme të përditësuara

Maskat në Rrugën e Kombit

Postuar në 04 Gusht, 2013 14:05

Blutë e Lezhës kanë arrestuar 21-vjeçarin Ardit Maxhuni, banues në Grykë-Lumë, Komuna Shënkoll, ndërsa Anton Nikolli, 21-vjeç nga Durrësi është shpallur në kërkim për grabitjet e ditëve të fundit me maska në Rrugen e Kombit.

Sipas Policisë së Lezhes, këta dy shtetas janë autorë të grabitjes së dy shtetasve kosovarë në autostradën Durrës-Kukës, mëngjesin e së shtunës.

Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:36

Krimet e Rënda nisin hetimet për një tjetër rast trafikimi të një vajze jashtë vendit dy vjet më parë.
Tiranë, vëllai denoncon në Polici: Dyshoj se e kanë trafikuar.

Përgjimi i të dënuarit për vrasje çon në gjyq drejtorin e burgut të Shënkollit

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:33

-Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në Gjykatë dosjen e Valentin Mirit, drejtorit të Burgut të Shënkollit i cili u arrestua pas hetimeve që kreu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Historia e Mirit, duket se nis me mbajtjen në përgjim të një të dënuari i cili jo vetëm që mbante celular në ambientet e burgut por madje sipas informacioneve të depozituara në dosje edhe komunikonte me drejtuesin kryesor të burgut.

Aksident në aksin Lezhë-Laç, vdes 23-vjeçari

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:29

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se një automjet tip ‘Citroen’ me targa AA789FM ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen 23-vjeçarit Blerim Bardhoku, i cili po udhëtonte në mjet së bashku me dy persona të tjerë. Këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital. Policia ka nisur ekspertizën në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.

Dita

Shifrat e OKB-së, vrasjet në Shqipëri pësuan rritje pas vitit 2009

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:26

Statistikat në vite dhe krahasimi me vendet e rajonit

Balla: S’mund të flasë për luftën ndaj krimit partia e Berishës, Kuliçit e Flamur Nokës

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:24

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili akuzonte ministrin e ri të Brendshëm, Saimir Tahiri, se do të rikthejë frikshëm krimin.

Sipas Ballës, nuk mund të flasë për luftën ndaj krimit një parti e kapur totalisht nga ai.

Balla tha se me këtë deklaratë PD tregon se ka frikë nga vendosja e ligjit dhe rendit.

E MBËSHTESË LDK'NË NË ZGJEDHJE

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:22

Bujar Bukoshi ka thënë se do të përkrahë LDK'në që t'i fitojë zgjedhjet lokale dhe parlamentare, pavarësisht se është në koalicion me PDK'në. Duke folur për dialogun me Serbinë, ai ka deklaruar se s'duhet të bëhet më asnjë kompromis për Veriun. Sipas tij, çdo lëshim tjetër i Prishtinës në raport me Beogradin çon në bosnizimin e Kosovës.
Njëri prej themelueseve të Listës "Dr. Ibrahim Rugova", Bujar Bukoshi ka vendosur të përkrahë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe në ato parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Rama-Erdogan, “takim i shkëlqyer”

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:21

Kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar të shtunën takimin e paralajmëruar me homologun turk Reçep Tayip Erdogan.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, Rama e ka komentuar takimin me nota shumë pozitive.

“Rreth 2 orë e 30 min me km Erdogan e një sërë ministrash të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer!”, thotë Rama në profilin e tij.

Gjermania anulon marrëveshjen për vëzhgim me SHBA

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:13

Gjermania ka anuluar marrëveshjen, që daton nga periudha e Luftës së Ftohtë, me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, pas zbulimeve lidhur me spiunimin në Internet nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle tha se kjo lëvizje ishte “e domosdoshme ”, për shkak të debatit, që ka shpërthyer pas zbulimeve të ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ka pretenduar se Gjermania është bashkëfajtore në operacionet e mbledhjes së inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Makina del nga rruga, humb jetën fëmija. Shkaku, shpejtësia e babait

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:11

FIER- Një aksident automobilistik i ka marr jetën një fëmije në Fier. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur kthesa e Patosit, teksa familja e Besik Hasanit po udhëtonte drejt Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, makina ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën fëmija që udhëtonte bashkë me familjen e tij. Menjëherë fëmija është transportuar në spital por për shkak të plagëve të rënda në trup ka humbur jetën rrugës, pa arritur atje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara