Arkiv-Lajme të përditësuara
PS shpall platformën për legalizimet, ja objektet që do të prishen
Partia Socialiste ka shpallur dje platformën e legalizimeve të objekteve pa leje bashkë me zonat dhe objektet që nuk do të përfitojnë nga ky proces. Artan Lame, ekspert i çështjeve të urbanistikës në PS, tha dje se qeveria e re do të mbajë premtimin për legalizim falas, por jo të gjithë përfitojnë.
Legalizimet sipas PS
Sulmet e PD-së, Balla: Frikë nga rivendosja e ligjit
Frikë nga rivendosja e rendit publik dhe goditja që shteti ligjor do i bëjë krimit, i ka cilësuar deputeti socialist Taulant Balla sulmet e sotme në PD ndaj ministrit të ardhshëm Saimir Tahiri.
Në një postim në rrejtin social “Facebook”, Balla ka shkruar se: “PD dështoi në luftën kundër krimit për shkak të lidhjeve të Kryeministrit, të ministrave dhe të deputetëve të saj me elementët kriminalë. Kanë qenë lidhjet kriminale dhe korruptive të Sali Berishës, bodyguardit të tij Agron Kuliçi, Flamur Nokës e të tjerë, ato që kanë sabotuar përballjen e Policisë së Shtetit me krimin.
Preç Zogaj: Basha po e tregon veten, duke mos mbetur nën hijen e askujt
Ish-deputeti democrat, Preç Zogaj, shprehet në një analizë për gazetën “Mapo”, se Lulzim Basha po tregon veten në krye të PD-së, duke mos mbetur kështu nën hijen e askujt(nënkuptohet të Berishës).
PD akuzon Saimir Tahirin
Partia Demokratike ka sulmuar sërish emrat e kabinetit “Rama” që pritet të marrin detyrën në muajin shtator, pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i demokratëve, Gerti Bogdani tha se qeveria Rama nuk u shërben interesave të shqiptarëve. Më pas në qendër të kritikave ka qenë Saimir Tahiri, i projektuar si Ministri i Brendshëm në qeverinë “Rama”.
Rama, sot takim me kryeministrin Erdogan
Kreu i PS-se, Edi Rama takon sot Kryeministrin turk Erdogan në prani të disa ministrave turq, por dhe të ministrave të kabinetit të tij, të bërë publikë pak ditë më parë.
Lajmin e ka dhene nje dite me pare vete Rama, në adresën e tij në Twitter, Rama, ku duke postuar një foto nga Bosfori gjatë një udhëtimi në ngushticën që ndan dy kontinentet, shkruan se të shtunën do të takojë Kryeministrin turk.
“Nesër takimi me Kryeministrin dhe ministra të dy palëve për piketat e punës konkrete mes dy qeverive”, shkruan Rama në Twitter.
Përfundojnë afatet e hetimit për Arben Frrokun, prokuroria: Duhet ta pyesim
-Gjykata e Krimeve të Rënda mbështet prokurorinë për zgjatjen edhe për dy muaj të tjerë të afateve të hetimit për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt. Seanca e djeshme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Arben Frrokut, personit të dyshuar dhe të vënë nën akuzë nga prokuroria për ngjarjen në të cilën mbeti i vrarë shefi i komisariatit nr 6, për zgjatjen e hetimeve.
Halimi prezanton 2 sisteme të reja dixhitale: Kjo ishte reforma e fundit e premtuar
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi prezantoi sot në facebook 2 sisteme të reja dixhitale në Ministrinë që ai drejton duke i cilësuar si reformën e fundit të premtuar. “Grupi i talentuar i bashkëpunëtoreve të mi, përfundoi sot dy prej sistemeve elektronike më të dobishme në menaxhimin e kartelave te të dënuarve që janë në burgje dhe atyre në shërbimin e provës.
Kolegji ndan mandatet, PD: Vendim antikushtetues, shkel autoritetin e KQZ
Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve në të 12 qarqet e vendit. Pas ndarjes së mandateve nga Kolegji Zgjedhor, Aleanca për Shipërinë Europiane ka zyrtarizuar 83 mandatatet e saj, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim do përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm me 57 deputetë.
Ndaj kësaj vendimmarrjeje ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor.
Më në fund flet Ngjela: Doja mandat anti-korrupsion dhe dinjitoz, jo vend pune në qeveri
Avokat Spartak Ngjela ka reaguar më në fund përmes një postimi të tij në Facebook pas spekulimeve se përse nuk pranoi të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përgjigje të një miku të tij, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan si më poshtë:
“Nuk po analizon politikisht, por me një sens shoqëror. Politika është shkolle. Unë nuk kam bërë marrëveshje për të drejtuar shtetin, por për shtetin dhe kundër korrupsionit.
Ti ndoshta nuk jeton këtu dhe nuk e di se gjithçka që po i bën të vuajë shqiptarët, është korrupsioni.
PRISHTINËS DUHET T'I NDALET DEGRADIMI DHE TRAUMA
Lideri i AKR'së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeqyteti duhet të udhëhiqet prej njerëzve profesionistë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm për të ndalur degradimin dhe traumën që ka pësuar Prishtina.
“Traumat dhe degradimi total që i është shkaktuar Prishtinës në tërë këto vite, përfundimisht duhet kuruar vetëm nga një kandidat të cilin e përcjellin një ekip njerëzish profesionistë, të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të dëshmuar”, ka deklaruar Pacolli per portalin Telegrafi.
Ai ka thënë se Prishtinës i nevojitet një kryetar që ka vizion për zhvillimin e qytetit.