Rama, sot takim me kryeministrin Erdogan

Postuar në 03 Gusht, 2013 03:19

Kreu i PS-se, Edi Rama takon sot Kryeministrin turk Erdogan në prani të disa ministrave turq, por dhe të ministrave të kabinetit të tij, të bërë publikë pak ditë më parë.

Lajmin e ka dhene nje dite me pare vete Rama, në adresën e tij në Twitter, Rama, ku duke postuar një foto nga Bosfori gjatë një udhëtimi në ngushticën që ndan dy kontinentet, shkruan se të shtunën do të takojë Kryeministrin turk.

“Nesër takimi me Kryeministrin dhe ministra të dy palëve për piketat e punës konkrete mes dy qeverive”, shkruan Rama në Twitter.

Ky është takimi i parë që Edi Rama zhvillon me kostumin e Kryeministrit të zgjedhur, i shoqëruar me ministrat e tij përballë homologëve të huaj. Mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Para zgjedhjeve, Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin Erdogan, nga ku mori mbështetje për qeverinë e re në disa fusha të ekonomisë shqiptare.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.