Sulmet e PD-së, Balla: Frikë nga rivendosja e ligjit

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:06

Frikë nga rivendosja e rendit publik dhe goditja që shteti ligjor do i bëjë krimit, i ka cilësuar deputeti socialist Taulant Balla sulmet e sotme në PD ndaj ministrit të ardhshëm Saimir Tahiri.
Në një postim në rrejtin social “Facebook”, Balla ka shkruar se: “PD dështoi në luftën kundër krimit për shkak të lidhjeve të Kryeministrit, të ministrave dhe të deputetëve të saj me elementët kriminalë. Kanë qenë lidhjet kriminale dhe korruptive të Sali Berishës, bodyguardit të tij Agron Kuliçi, Flamur Nokës e të tjerë, ato që kanë sabotuar përballjen e Policisë së Shtetit me krimin.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ketë mbështetjen e Grupit Parlamentar Socialist për një goditje asgjësuese të lidhjeve të politikanëve me krimin. PD nëse ka frikë, të fillojë të distancohet nga krimi brenda saj. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përgatitjen dhe vullnetin e duhur për ta kryer këtë detyrë me sukses”.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.