Preç Zogaj: Basha po e tregon veten, duke mos mbetur nën hijen e askujt

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:00

Ish-deputeti democrat, Preç Zogaj, shprehet në një analizë për gazetën “Mapo”, se Lulzim Basha po tregon veten në krye të PD-së, duke mos mbetur kështu nën hijen e askujt(nënkuptohet të Berishës).

“E kemi thënë edhe më parë: ka ndodhur një gjë e padëgjuar. Opozita që është bërë shumicë, ka blerë e vjedhur vota. Imagjinoni çfarë zgjedhjesh mund të bëjnë nesër këta? Me besimin e ringritjes, kryetari Lulëzim Basha po udhëheq padyshim konceptimin e gjithë aksionit politik që nënkupton Fillimi i ri, i cili do të ishte i pamundur pa garancitë e votës së lirë. Duke qenë në një linjë dhe në ballë të gjithë demokratëve në këtë sfidë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha është edhe vetvetja në mënyrën si flet, si i parashtron problemet dhe si e sheh zgjidhjen e tyre. Ai po afirmon dora-dorës lidershipin e tij, pa mbetur nën hijen e askujt dhe pa i bërë hije kërkujt. Është rruga e tij drejt suksesit”, shprehet Zogaj.

Ai ka kritika ndërkohë për qeverinë e re, duke thënë se ajo është krijuar mbi bazën e miqësive të Ramës. Sipas Zogaj thotë se nuk surprizohet me mbetjen jashtë qeverisë të Spartak Ngjelës, pasi këtë e kishte parashikuar. Por, ai shprehet i habitur që jashtë qeverisë mbeti PBDNJ, ndërkohë që shpreh keqardhjen ndërkohë edhe për sjelljen e Ramës ndaj aleatëve të tjerë si Skënder Gjinushi apo Paskal Milo./b.l

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.