Kolegji ndan mandatet, PD: Vendim antikushtetues, shkel autoritetin e KQZ

Postuar në 03 Gusht, 2013 03:11

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve në të 12 qarqet e vendit. Pas ndarjes së mandateve nga Kolegji Zgjedhor, Aleanca për Shipërinë Europiane ka zyrtarizuar 83 mandatatet e saj, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim do përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm me 57 deputetë.
Ndaj kësaj vendimmarrjeje ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor.
“Ndjeva keqardhje për faktin se Kolegji, i ndodhur përpara presionit të paligjshëm të PS, me një objekt të paligjshëm të paraqitur jo në kohën e duhur, zgjodhi të dorëzohej përpara këtij presioni të paligjshëm”, ka deklaruar Kaso.
Ai është shprehur se Kolegji ka marrë dy vendime anti-kushtetuese dhe ka shkelur autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nën presionin e mazhorancës së re.
“Ne shprehëm pretendimet tona se një procedim i tillë është një vendimmarrje antikushtetuese për faktin se reduktohen kompetencat e Kolegjit për të vepruar sipas ligjit. Sot u vu re një uzurpim i kompetencave të Kolegjit nga PS dhe me këto vendime Kolegji i dha goditjen e fundit KQZ-së”, ka shtuar Kaso.
Ndërkohë, nuk ka munguar edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të PS, Koli Bele, i cili i ka cilësuar absurde pretendimet e PD për presion politik ndaj Kolegjit.
“Pretendimet e PD për presion politik janë antiligjore. Kolegji po përfundon procesin sipas ligjit. PD nuk pranon dot humbjen e thellë. Sot u nda ajo që zgjedhësit votuan në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Bele.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.