Arkiv-Lajme të përditësuara
Pas Samaras-it, Rama takon Venizelos-in: Takim i zhvilluar në atmosferë pozitive
Kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Athinë të Greqisë, zhvilloi edhe një takim me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.
Në këtë takim, u diskutua lidhur me çështjet dhe marrëdhëniet dypalëshe rajonale. Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive, raportoi zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme greke.
Dy palët ranë dakord që të nisin rrugën e re të një zhvillimi të ri dinamik në marrëdhëniet shqiptaro-greke, menjëherë pas formimit të qeverisë së re, në shtator të këtij viti.
“Pakti Detar, akt më i rëndë se pazaret e Zogut dhe dajës së tij. Rama nuk ka tagër mbi të”
Një nga ekspertët e Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare, Prof. Ksenofon Krisafi, në këtë interviste në ‘DITA’ duke folur mbi Marrëveshjen detare me Greqinë, i quan krejtësisht të pabaza thirrjet dhe kërkesat këmbëngulëse të qeverisë greke për kthimin tek ajo marrëveshje, edhe pasi është hedhur poshtë në mënyrë unanime nga Gjykata jonë Kushtetuese në janar 2010. Këtë qëndrim të palës greke, të ritheksuar ditët e fundit nga Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, Profesor Krisafi e quan të papranueshëm.
Wofgang Rau: Shqipëria ka nevojë për një strukturë të pavarur për të luftuar me sukses korrupsionin
Wolfgang Rau, Sekretari Organizativ i GRECO, (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit pranë Këshillit të Europës) në një intervistë për Deutsche Welle shprehet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në luftën kundër rasteve korruptive, lidhur me zyrtarët e lartë dhe punonjësit e sektorit publik. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një strukturë të pavarur për të luftuar me sukses korrupsionin.
Wofgang Rau: Shqipëria ka nevojë për një strukturë të pavarur për të luftuar me sukses korrupsionin
Wolfgang Rau, Sekretari Organizativ i GRECO, (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit pranë Këshillit të Europës) në një intervistë për Deutsche Welle shprehet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në luftën kundër rasteve korruptive, lidhur me zyrtarët e lartë dhe punonjësit e sektorit publik. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një strukturë të pavarur për të luftuar me sukses korrupsionin.
“Berisha, për pushime malore”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim është takuar me emrat me të cilët kjo forcë politike do të përfaqësohet në qeverinë Rama në shtator.
Krimi në familje, burri vret gruan dhe veten
Një tjetër rast i krimit në familje ka tronditur opinion publik ditën e sotme, ku një burrë ka vrarë me pistoletë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Selitës në periferi të kryeqytetit ku 54-vjeçari Admir Janzenxhiu ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Dallëndyshe Janzenxhiu 50 vjeç dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Policia Italiane: Nga Lazarati dalin 900 tonë kanabis
Drejtori i Policisë së Shtetit z Hysni Burgaj ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin si dhe me Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi. Në konferencë pala italiane konstatoi se Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra janë prefekturat ku lulëzon ende kanabisi. Bastoni deklaroi se , policia italiane është e shqetësuar sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali.
Meta: Vlerësoj përfaqësimin e grave. Qeveria e re, gjurmë në modernizimin e vendit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbodhi sot 5 ministrat e dalë nga radhët e kësaj force politike që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Pas takimit që zgjati për rreth 2 orë Meta dha një konference për mediat ku vlerësoi angazhimin e qeverisë së të për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe sfidat që ka përpara, të cilat sipas tij janë të shumta. Kreu i LSI vlerëso si shenjë shumë pozitive pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kabinetin e ri, që sipas tij është shenjë e një politike integruese.
Qeveria e re do të shkrijë agjencitë sekrete paralele
Mazhoranca e re parlamentare pritet të nisë së shpejti një reformë të thellë në fushën e shërbimeve sekrete në vend, duke eliminuar një numër të konsiderueshëm agjencish, të cilat kanë krijuar një panoramë amullie të kompetencave dhe ndërveprimit ndaj qytetarëve, raporton e përditshmja Shqip.
Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur për këtë gazetës se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të ri, në ditët e para të shtatorit, Komisioni për Sigurinë Kombëtare pritet të rinisë punën e Kontrollit civil të agjencive të inteligjencës, duke nisur një reformë të thellë.
“KQZ cënoi besimin e publikut”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi të hënën raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke analizuar zhvillimet që lidhen me KQZ-në përpara dhe pas mbylljes së procesit të votimit në raport theksohet se: