Krimi në familje, burri vret gruan dhe veten

Postuar në 05 Gusht, 2013 08:51

Një tjetër rast i krimit në familje ka tronditur opinion publik ditën e sotme, ku një burrë ka vrarë me pistoletë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Selitës në periferi të kryeqytetit ku 54-vjeçari Admir Janzenxhiu ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Dallëndyshe Janzenxhiu 50 vjeç dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e krimit të rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në banesën e çiftit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetëm 20 ditë më parë e njëjta skenë u shënua në zonën e Kodrës së Priftit në kryeqytet, ku burri vrau me armë bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe veten.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 15 korrikut, ku Ilirjan Cani, vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij Alketa Cani dhe më pas qëlloi veten duke u plagosur rëndë por ndërroi jetë disa ditë më pas.

Sot është shënuar viktima e 5-të brenda një muaji, ku burrat vrasin gratë për arsye të ndryshme.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.