Policia Italiane: Nga Lazarati dalin 900 tonë kanabis

Postuar në 05 Gusht, 2013 08:49

Drejtori i Policisë së Shtetit z Hysni Burgaj ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastonin si dhe me Zv/Ambasadorin Italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi. Në konferencë pala italiane konstatoi se Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra janë prefekturat ku lulëzon ende kanabisi. Bastoni deklaroi se , policia italiane është e shqetësuar sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”. Sipas tij lënda narkotike që trasportohet nga Lazarati mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro. Burgaj theksoi se me rëndësi është ç`rrënjosja e këtij fenomeni dhe dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuese të drogës. “Autorët në shumë raste janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre. Janë asgjësuar 108 raste dhe janë proceduar 33 shtetas; 23 janë arrestuar dhe të tjerë janë në kërkim. Në këtë operacion, policia ka angazhuar forca të specializuara të mbështetura nga helikopterë. Kontrolli dhe krehja e zonave do vazhdojnë deri në shtator sëbashku me asgjësimin e parcelave. Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të Shqipërisë nga harta e kultimimit të tyre. Nga filmimet ajrore është bërë i mundur fotografimi i të gjitha parcelave në vend dhe zonat më problematike janë Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla, larg zonave të banimit dhe në zona të thella malore” tha me tej Burgaj.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.