Meta: Vlerësoj përfaqësimin e grave. Qeveria e re, gjurmë në modernizimin e vendit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbodhi sot 5 ministrat e dalë nga radhët e kësaj force politike që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Pas takimit që zgjati për rreth 2 orë Meta dha një konference për mediat ku vlerësoi angazhimin e qeverisë së të për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe sfidat që ka përpara, të cilat sipas tij janë të shumta. Kreu i LSI vlerëso si shenjë shumë pozitive pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kabinetin e ri, që sipas tij është shenjë e një politike integruese.
“Shpreh mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhime e saj për të përmbushur të gjitha objektivat e rëndësishme. Kjo qeveri, e cila ka sfida shumë të mëdha dhe vjen me ambicie dhe energji shumë të mëdha, do lërë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes në vend në mënyrë substanciale, në realizimin e të gjitha objektivave, dhe atë më kryesore për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh Meta.
Kabineti i ri, Meta mbledh 5 ministrat e LSI
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka thirrur ditën e sotme në një takim 5 ministrat e LSI-së në kabinetin e ri qeveritar. Takimi i cili ka nisur rreth mesditës dhe eshte zhvilluar në selinë e LSI-së.
Nasip Naço i cili u përzgjodh si ministër i drejtësisë, Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve, Klajda Gjosha, ministre e Integrimit, Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë dhe Lefter Koka, ministër i Mjedisit të shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Koço Kokëdhima janë thirrur nga kreu i LSI.
Tema kryesore e takimit mes kreut të LSI dhe ministrave të zgjedhur janë objektivat e qeverisë së re.
Shqip
Add new comment