Krim i radhës në Vlorë, 26-vjeçari godet me thikë vallanë 16-vjeçar

Një 26-vjeçar për pak sa nuk i ka marë jetën vëllait të tij 16-vjeç. Pas një sherri për motive që ende nuk dihen ai e ka goditur të riun me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen “1 Maji” të qytetit . 26 vjeçari ka qënë jashtë kontrollit pasi ka kërcënuar me armë edhe persona të tjerë ndërkohë që i ka bërë rezistencë edhe policisë. Policia ka arrestuar shtetasin Ervis Zaçe, i cili qëlloi me thikë në kraharor të vëllanë. 16-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sipas policisë , Zaçe vuri në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë, të cilët mundën ta kapin më pas 26-vjeçarin. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
MAPO
Add new comment