Akuzat e Patozit, Basha: PD është parti e njerëzve të lirë

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:51

TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i mendimit se partia, që ai drejton mbetet parti e njerëzve të lirë dhe e lirisë së shprehjes, teksa u pyet dje nga media mbi akuzat e Astrit Patozit dhe Sokol Olldashit për garën e 22 korrikut. “Në Partinë Demokratike, çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për anëtarët e thjeshtë të PD-së, vlen për drejtues, vlen për këdo. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë dhe lirisë së shprehjes së mendimit në çdo kohë dhe për çdo çështje. Për çështjen në fjalë, mbi 41 mijë anëtarë të PD-së janë shprehur qartë dhe duke dëgjuar vullnetin e tyre, zërin e tyre, është detyra ime por edhe e gjithkujt prej nesh të angazhohemi maksimalisht për një përballje të fortë, të vendosur e të pandarë, me sfidat që na presin dhe kthimin e këtyre sfidave në mundësi për PD dhe nëpërmjet PD-së, për shpresat dhe aspiratat e çdo qytetari shqiptar karshi mazhorancës problematike të mashtrimit të 23 qershorit” – u shpreh Basha. Përgjigja e Bashës për interesimin e gazetarëve erdhi pas inaugurimit që ai i bëri rrugës “Gramoz Pashko”, që pritet t’i shërbejë rreth 8 mijë banorëve. Përgjatë kësaj rruge me gjatësi 541.5 m, gjerësi 7 m dhe  trotuare në dy anët, janë vendosur 69 shtylla  të ndriçimit rrugor si dhe janë mbjellë 270 pemë bli. “…Sot, kjo rrugë është një premtim i mbajtur për këta banorë, është një tjetër dëshmi e transformimit në qytetin e Tiranës, nga përkushtimi dhe fokusimi i vëmendjes së bashkisë së qytetit, tek nevojat e qytetarëve dhe tek problemet e projektet që përmirësojnë cilësinë e jetës anembanë qytetit”, – u shpreh Basha. Njëkohësisht, Kryetari i PD-së ka komentuar edhe ndryshimin e funksionimit të INSTAT, e paralajmëruar dy ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama. “Qëndrimi i djeshëm i kryesocialistit, edhe njëherë dëshmon një mendësi të vjetër anti-shtet, anti-institucione. Ky është një propozim, për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës që është Instituti i Statistikave, zë të cilin opozita e djeshme e ka përdorur sa herë i ka leverdisur. Nuk kemi të bëjmë vetëm me qëndrim me dy standarde, por kemi të bëjmë me një projekt të rrezikshëm anti -shtet, zhdukja e një zëri të besueshëm siç është INSTAT, me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe fshehjen e dështimeve të pritshme dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale të 23 qershorit”,- tha ai. Sipas tij, PD-ja është e angazhuar në mbrojtje të çdo institucioni. “Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të çdo institucioni, do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të INSTAT-it si një institucion i zërit të besueshëm dhe i të vërtetës dhe në çdo rast do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe nxjerrjen e saj para shqiptarëve ashtu siç është, demaskimin e çdo përpjekjeje për ta manipuluar atë akoma pa u instaluar në pushtet, si një përpjekje për të manipuluar vetë kontratën e 23 qershorit që po faktohet dita ditës si një kontratë mashtrimi, karshi qytetarëve shqiptarë”, – tha ai.

“Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të çdo institucioni, do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të INSTAT-it si një institucion i zërit të besueshëm dhe i të vërtetës dhe në çdo rast do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe nxjerrjen e saj para shqiptarëve ashtu siç është, demaskimin e çdo përpjekjeje për ta manipuluar atë akoma pa u instaluar në pushtet”

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.