Për kosovarët, s’ka azil e as vende pune në Francë

Ambasadorja e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet, ka thënë se migrimi ilegal dhe kërkimi i azilit nga qytetarët të Kosovës në Francë po e dëmton shumë imazhin e Kosovës në Francë dhe në vendet e tjera të Shengenit. Daviet ka thënë se norma e refuzimit të azilkërkuesve është 98 për qind. Sipas saj, pothuajse 100 për qind prej tyre kanë hyrë ilegalisht në Francë. Diplomatja franceze ka treguar se qytetarët nga Kosova nuk kanë nevojë për të aplikuar për azil politik, pasi azili kërkohet vetëm kur vendi është në krizë dhe kur qytetarët e atij vendi janë në persekutim fizik, racial, politik e fetar.
KOSOVA SOT
Add new comment